Aktorja më e paguar gjobitet miliona dollarë për evazion fiskal

Mediale Vip

Aktorja më e paguar gjobitet miliona dollarë për evazion fiskal

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:11
Fan Bingbing

Aktorja kineze Fan Bingbing është gjobitur me qindra milionë juanë për evazion fiskal dhe vepra të tjera, thanë autoritetet të mërkurën.

Njoftimi vjen gati tre muaj pasi ylli u zhduk nga 'syri i publikut'.

Fan, e cila është një nga aktorët më të paguar të Kinës, do të shpëtojë nga akuzat penale nëse gjoba paguhet në kohë, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Aktorja po hetohej nga qeveria, që raportoi se si të famshmit siguruan fitime në kontratat e tyre.

Disa nga yjet e filmave raportohet se kishin përdorur të ashtuquajturat "kontratat yin-yang",një praktikë ku një kontratë përcakton të ardhurat reale të një aktori dhe një tjetër detajon një shifër më të ulët që dorëzohet tek autoritetet tatimore.

Autoritetet kineze kanë urdhëruar Fan dhe kompanitë që ajo kontrollon të paguajnë rreth 883 milionë juan (129 milion dollarë) për taksat e gjobat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat