Aktorja e famshme heq dorë nga aktrimi? Ja reagimi i saj

Mediale Vip

Aktorja e famshme heq dorë nga aktrimi? Ja reagimi i saj

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:26
Tuba Buyukustun

Një nga aktoret më të bukura dhe të njohura turke u përfol nga mediat vendase se ajo kishte hequr përfundimisht dorë nga aktrimi. Sipas mediave turke, Tuba Buyukustun kishte vendosur të punonte si skenariste dhe se tanimë ajo e kishte gati skenarin e parë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, ka reaguar edhe aktorja. E pyetur nga gazetarët rreth vërtetësisë së këtij lajmi Tuba ka hedhur poshtë çdo spekulim duke deklaruar se:

“Do të vazhdoj të punoj në profesionin tim”.

Ylli i kinematografisë turke është e njohur në Shqipëri për rolin e Elif në “Diamante dhe Dashuri”, dhe deklaratën e dha ndërsa u kthye në Stamboll me të dashurin Umut Evirgen për Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Adana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat