Pas disa refuzimeve, zgjidhet partnerja në film e Kivanç Tatlitug dhe të gjithë e duan shumë

Mediale Vip

Pas disa refuzimeve, zgjidhet partnerja në film e Kivanç Tatlitug dhe të gjithë e duan shumë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:09
Kivanc Tatlitug

Më në fund është gjetur partnerja e re në filmin e aktorit të famshëm turk, Kivanc Tatlitug.

Sipas mediave turke, aktorja që do të interpretojë përkrah Kivanc është Elcin Sangu, e cila për publikun shqiptar njihet në rolin e saj në serialin “Dashuri me qira”.

Ndërkohë thuhet se xhirimet për serialin e ri turk “Çarp??ma” do të nisin së shpejti, pasi prej disa kohësh kishte ngelur bosh roli i aktores protagoniste.

Fillimisht iu propozua Cansu Dere-s, e njohur në serialin “Nëna”, por ajo e refuzoi duke e quajtur “të papërshtatshëm”.

Gjithashtu bëhet e ditur se pjesë e kastit të filmit do të jenë edhe aktorë të tjerë të njohur, mes të cilëve, Melisa Pamuk dhe Erkan Can.Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat