“E Imja”, kënga e re e West Side Family që po rrëmben zemrat e publikut

Mediale Vip

“E Imja”, kënga e re e West Side Family që po rrëmben zemrat e publikut

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:09
West Side Family

“E Imja” titullohet prurja me e re e grupit të famshëm West Side Family. Të rikthyer më fuqishëm se kurrë, djemtë e talentuar po korrin suksesin e radhës me prurjen e tyre më të re. E publikuar vetëm një javë më parë, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Të ftuar në programin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”, drejtuar nga Ori dhe Isli, Armir Shahini dhe Landi Hysi kanë zbuluar më shumë detaje sa i përket kësaj prurjeje muzikore. Ata gjithashtu kanë sqaruar disa thashetheme që qarkullojnë së fundmi në lidhje me një pjesëtar të ri në grupin e tyre.

Duke qënë se në këtë projekt muzikor West Side Family ka ardhur paksa ndryshe në stil, dyshja e artistëve ka shpjeguar se ata dëshirojnë të vijnë gjithmonë ndryshe por duke qëndruar brenda zhanrit muzikor. Shumë fansa e kanë kritikuar grupin për këtë projekt muzikor duke komentuar se dyshja nuk duhet të dalë jashtë kornizave të tij.

Po kujt i dedikohet kjo këngë?!

Armiri ka shpjeguar se teksti i kësaj , për të cilin ka punuar vetë këngëtari së bashku me Fabian Basha, Elgit Doda, Alban Kondi, nuk i dedikohet një personi në veçanti duke thënë: “Çdo njeri që dëgjon këngët e West Side Family e ndjen veten të përfshirë dhe duket sikur është një dedikim personal për të“.

Dyshja e artistëve ka sqaruar gjithashtu thashethemet që qarkullojnë së fundmi në lidhje me një tjetër pjesëtar që përflitet se do i bashkohet grupit dhe përflitej pikërisht për Alban Kondin, vëllain e Dr. Florit.

E vërteta e gjithë e kësaj historie është se asnjë person nuk do i bashkohet grupit pavarësisht se Armiri dhe Landi vazhdojnë të bashkëpunojnë me miqtë e tyre më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat