Adoleshenti akuzohet për vjedhjen e shtëpisë së Rihannës

Mediale Vip

Adoleshenti akuzohet për vjedhjen e shtëpisë së Rihannës

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 09:14
Rihanna

Një adoleshent është akuzuar me dyshimin se ka vjedhur shtëpitë e të famshëmve në Los Anxhelos.

Rihanna është në mesin e të famshmëve që ishin në shenjestrën e hajdutit sipas Zyrës së Prokurorit.

Tyress Williams përballet me katër akuza të vjedhjes së shkallës së parë të banesave, thuhet në një deklaratë.

Gjithashtu raportohet se 19-vjeçari ka shënjestruar shtëpinë e këngëtarit Matthieu Tota, e Matt Pokora, bejsbollistit Yasiel Puig, dhe futbollistit amerikan Robert Woods.

Pretendohet se vjedhjet ndodhën midis 24 gushtit dhe 27 shtatorit të këtij viti.

Tyress Williams përballet me një dënim maksimal prej 10 vjet burg nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat