Tom Cruise, 5 vite pa parë vajzën e tij

Mediale Vip

Tom Cruise, 5 vite pa parë vajzën e tij

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:20
Tom Cruise me vajzen e tij

Tom Cruise ka plot 5 vite që nuk takon vajzën e tij Suri, të cilën e ka nga marrëdhënia me aktoren Katie Holmes.

Sipas “Us Weekly”, aktori i famshëm ka të drejtë që ta takojë 12-vjeçaren 10 ditë në muaj, por nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë.

Tom Cruise dhe Katie Holmes u divorcuan në vitin 2012 pas 6 vitesh martesë. Pas divorcit, kujdertaria i kaloi nënës, por Tomit iu lejua që ta takonte vajzën. Gjë që, siç duket, nuk e ka parë të arsyeshme që ta bëjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat