Emri i Dua Lipës në listën e personazheve më të fuqishme të BBC

Mediale Vip

Emri i Dua Lipës në listën e personazheve më të fuqishme të BBC

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:55
Dua Lipa

Dua Lipa po vazhdon të korrë suksese të mëdha në botën e muzikës.

Andaj, këngëtarja shqiptare është zgjedhur si një prej emrave më të fuqishëm në muzikë nga BBC.

Se për suksesin e madh të saj është vlerësuar lart nga media më e madhe ndërkombëtare ishte Dua ajo e cila i ka njoftuar fansat nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, pranë të cilës i ka shkruar edhe disa fjalë.

”Nder kaq i madh të jem pjesë e listës së emrave më të fuqishëm përkrah kaq femrave të talentuara në muzikë. Ju faleminderit për mirënjohjen”, ka shkruar ajo pranë postimit.

BBC, këngëtaren kosovare e përshkruan si person i cilo reflekton vlera feministe, ka etikë të fortë të punës dhe ndikim të madh në vajzat e reja.

Dua këtë mirënjohje nga BBC e ka edhe për shkak të dëgjueshmërisë së madhe në Spotify.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat