Kate Hudson sjell në jetë një vajzë

Mediale Vip

Kate Hudson sjell në jetë një vajzë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 19:45
Kate Hudson

Aktorja e njohur Kate Hudson, ka sjell në jetë fëmijën e saj të tretë, e ajo është një vajzë.

Hudson ka njoftuar përmes Instagramit se vajza ka lindur më 2 tetor dhe emri i saj është Rani Rose Hudson Fujikawa.

“Kemi vendosur ta quajmë Rani, për t’i ripërtërirë thuajse emrin e gjyshit të saj, Ron Fujikawa. Ron ka qenë njeriu më i veçantë për mua që më mungon shumë. E emëruam vajzën për ta nderuar atë”, ka shkruar Hudson.

Rani është fëmija i tretë i saj, bashkë me të dashurin Danny Fujikawa. Hudson ka edhe dy djem me dy burra të ndryshëm, Bingham Hawn Bellamy 7 vjet dhe Ryder Robinson 14 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat