‘Dua Lipa – Complete Edition’ lansohet më 19 tetor

Mediale Vip

‘Dua Lipa – Complete Edition’ lansohet më 19 tetor

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 20:17
Dua Lipa

Pas një sërë bashkëpunimesh të suksesshme, Dua Lipa ka zbuluar se dëshiron në të ardhmen të punojë me artistët e njohur Pink, Frank Ocean dhe Alicia Keys.

Këngëtarja, e cila kohët e fundit u rendit në mesin e grave të fuqishme dhe me influencë në muzikë nga BBC, do të rilansojë albumin e saj debutues ‘Dua Lipa – Complete Edition’ më 19 tetor, për të cilin ajo ka bashkëpunuar me Miguel, BLACKPINK, Calvin Harris, Diplo, Martin Garrix dhe Sean Paul.

Këngëtarja e ‘Electricity’ së fundi ka shkruar në Twitter lidhur me progresin e punës për albumin e saj të ardhshëm.

Materiali i ri në të cilin Lipa po punon ka qenë i ndikuar nga Princi, Outkast dhe Gnarls Barkley, dhe ylli tha se këngët kishin "disa elemente rikthimi".

"Unë jam e ngazëllyer për atë që është një drejtim i ri për mua dhe jam duke pritur për të," tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat