Nuk do të besoni sa është rritur “Yusufi”

Mediale Vip

Nuk do të besoni sa është rritur “Yusufi”

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 08:26
Vogëlushi ka rolin e djalit të Kemalit dhe Baharit

Vogëlushi “Yusuf” te seriali shumë i shikuar “Më fal” ka një rol të rëndësishëm, si një fëmijë i ëmbël, por edhe pjesë e sfidave të serialit që shpesh dinë të jenë edhe të rrezikshme.

Emri i vërtetë i “Yusufit” është Ruzgar Sahin dhe tani është pesë vjeçar.

Vogëlushi ka rolin e djalit të Kemalit dhe Baharit kështu duke arritur famë të madhe në Turqi e ku do që transmetohet ky serial. Është vërejtur se në serialin “Më fal” shpesh ndërrohen aktorët, por “Yusufi” mbetet i njëjti.

“Më fal” duket se është xhiruar vite më parë, pasi që “Yusuf” në serial është më i vogël se sa është në realitet. Madje “Yusuf” ka edhe një llogari në Instagram që sigurisht e administrojnë prindërit e tij të vërtetë.

“Yusuf” është shumë aktiv duke postuar fotografi nga më të ndryshme. Instagrami i tij deri më tani ka mbi 93 mijë ndjekës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat