Surprizohet Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku i blen dhuratë luksoze

Mediale Vip

Surprizohet Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku i blen dhuratë luksoze

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:25
Xhensila Myrtezai

Xhensila Myrtezai edhe pas lindjes së vajzës nuk i mungojnë dhuratata dhe suprizat nga bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku. Ky i fundit ka surprizuar partneren e tij me një dhuratë të shtrenjtë e luksoze, të cilën këngëtarja ka zgjedhur ta ndaj me ndjekësit dhe fansat e shumtë që ka në llogarinë e saj në Instagram. Dhurata në fjalë siç duket edhe nga paketimi është e markës “Chanel” e me gjasa ndonjë çantë e cila padyshim do të gëzonte çdo vajzë. “Dashuria ime më surprizoi”- shkroi 25-vjeçarja e lumtur.

Dyshja lidhi kurorë në shtator të 2017-ës dhe u bënë prindër për herë të parë të vajzës Ajka, lindur në korrik të këtij viti.

Xhensila, e cila është bërë nënë 3 muaj më parë, i është rikthyer aktivitetit fizik për t’u rikthyer në formë, ndonëse nuk dihet ende se kur do t’i kthehet karrierës dhe projekteve muzikore. Sa i përket bashkëshortit, aktorit të humorit Bes Kallaku ai do të shfaqet çdo të dielë në rubrikën “BE Cafe” si pjesë e programit “E Diela Shqiptare”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat