Rita Ora ndahet nga i dashuri, por kujton ish-in: “Ishte dashuria ime e parë!”

Mediale Vip

Rita Ora ndahet nga i dashuri, por kujton ish-in: “Ishte dashuria ime e parë!”

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:12
Rita Ora

Rita Ora ka pranuar se është ndarë nga i dashuri i saj Andrew Watt, pas thashethemeve për një romancë me Chris Brown.

Këngëtarja 27-vjeçare dhe Andrew u lidhën vitin e kaluar dhe u panë së fundmi duke dalë nga një hotel në New York, në fund të gushtit.

Rita dhe Andrew u fotografuan bashkë për herë të parë duke shijuar një udhëtim romantik në Romë vitin e kaluar.

Ata e bënë zyrtare lidhjen në qershor të këtij viti në Instagram, por mesa duket gjërat mes tyre nuk kanë shkuar siç duhet.

Në një intervistë të fundit, Rita reflektoi mbi dashurinë e saj të parë, DJ Calvin Harris, dhe  pranoi se ajo kishte kaluar ‘kohën më të mirë’ me të.

Ajo u shpreh nostalgjike për lidhjen me të dha tha se DJ i hitit “Drinking From the Bottle” ishte mashkulli i parë që ka dashuruar.

Pak javë më parë, mediat përfolën se Rita Ora është lidhur me këngëtarin Chris Brown, dhe dyshja ishte fotografuar gjatë Javës së Modës në Milano , duke pirë dhe duke kërcyer.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat