Avokatët e Amber Heard kanë reaguar pas intervistës së Johnny Depp ku ai mohonte të kishte abuzuar me aktoren.
Depp në një intervistë për GQ tha: "Ti bëj keq dikujt që dua? Jo, jo, nuk ndodh."
Por avokati i Heard tha për The Hollywood Reporter: "Nëse GQ ka bërë edhe një hetim bazë për pretendimet e Depp, do të kishte kuptuar shpejt se deklaratat e tij janë krejtësisht të pavërteta".
Çifti u divorcua në vitin 2016. Aktori tha se pas akuzave të ish-bashkëshortes për abuzmin fizik ai fillimisht qëndroi i heshtuar, por tani nuk kishte ndërmend që ta bënte këtë.
Amber iu përgjigj përmes aktorëve duke thënë: "Depp ka hedhur poshtë marrëveshjen e kofidencialitetit megjithëse ka nadluar Heard që ti përgjigjet pretendimeve të tij të pabazuara, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Depp po vazhdon abuzimin psikologjik ndaj saj."