Reagon ish i dashuri miliarder i Morenës, tregon çka e lidh me Fjolla Morinën

Mediale Vip

Reagon ish i dashuri miliarder i Morenës, tregon çka e lidh me Fjolla Morinën

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 16:13
Fjolla Morina, Sasha Sobhani

Rreth lajmit për lidhjen me këngëtaren Fjolla Morina, ka reaguar edhe miliarderi nga Teherani, Sasha Sobhani.

Dje ka qarkulluar në media lajmi se këngëtarja Fjolla Morina është në lidhje me ish të dashurin e Morenës, Sasha.

Ishte vetë Fjolla e cila ka mohuar një gçjë të tillë duke thënë se janë vetëm miq të mirë dhe se ishin takuar në një klub nate.

Ndërsa tani, Sasha ka bërë një postim në Instagram ku bën një sqarim për mediat. “Sqarim për mediat… për sa i përket videos me Fjolla Morinën është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi të bëja tag në Instagramin tim… ju përqafoj”, është mbishkrimi i fotos së hedhur në Instagram.

Ndryshe, Sasha dhe Fjolla u panë në një klub nate në Prishtinë të cilët ndan një video pranë njëri-tjetrit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat