Ish banorja e Big Brother i del në mbrojtje Elvana Gjatës, ky është reagimi i saj

Mediale Vip

Ish banorja e Big Brother i del në mbrojtje Elvana Gjatës, ky është reagimi i saj

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 19:43
Elvana Gjata

Një vrasje që ndodhi në Bllok, përfshiu edhe këngëtaren Elvana Gjatën në ngjarjen që solli deri tek tragjedia.

Thuhet se këngëtarja ishte shkaktare që erdhi deri tek tragjedia, edhe pse nuk ka ende deklaratë publike nga këngëtarja.

Pas shumë akuzave që janë drejtuar tek Elvana Gjata, shumë fytyra publike i kanë dalur në mbrojtje këngëtares.

Luiz Ejlli kishte reaguar duke i cilësuar si të pabaza akuzat në drejtim të këngëtares, e përveç tij edhe ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino ka reaguar përmes një videoje.

Gerta e cilëson si të gabueshëm faktin që këngëtarja Elvana Gjata është përfshirë në këtë rast, madje pa u verifikuar asnjë informacion.

Një kritikë të fortë ajo kishte edhe për mediet, për faktin që siç thotë ajo “nuk ka bërë asgjë, është thjesht këngëtare dhe bën punën e saj”.

Gerta së fundi ka realizuar disa video të tilla me të cilat prek tema nga më të ndryshmet dhe janë pritur mirë në publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat