Këngëtarja super seksi publikon bisedën me të dashurin

Mediale Vip

Këngëtarja super seksi publikon bisedën me të dashurin

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 21:27
Shkenda Dubova

Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova prej vitesh është në lidhje me biznismenin nga Peja, Labinot Zenelin.

I dashuri i këngëtares ka zgjedhur datën e ditëlindjes së saj në prill të këtij viti për të organizuar edhe ceremoninë e fejesës.

Tashmë çifti janë duke kaluar momente tejet të lumtura të cilat i shfaqin edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Në atë Instagram, Shkenda publikoi bisedën private me të dashurin. “Mfal kush je ti se po ma gjun, Shkenda Dubova vet”, janë mesazhet qesharake të njëri-tjetrit.

Dubova në projekte muzikore ka kohë që nuk ka qenë aktive por që po shijon jetën private pafund. Ajo po ashtu shquhet edhe si një sipërmarrëse tejet e zonja e cila po ecën mjaft mirë me punën e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat