Blogerja me famë botërore i thotë ‘Të dua...!’ këngëtares shqiptare

Mediale Vip

Blogerja me famë botërore i thotë ‘Të dua...!’ këngëtares shqiptare

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:35
Dua Lipa dhe Chiara Ferragni

Chiara Ferragni është momentalisht një prej blogereve me më shumë ndikim në botë dhe numëron shumë fansa në rrjetet sociale.

Më 1 shtator ajo dhe këngëtari italian Fedez u betuan për dashuri të përjetshme në një ceremoni intime me miqtë. Dasma përrallore u zhvillua në zemër të pallatit Nicolaci në Noto të Siçilisë. Në ndërtesën e shekullit të 19 të ftuar ishin 160 persona.

Që pas dasmës madhështore Chiara Ferragni është kthyer në qendër të mediave. Çdo lëvizje e saj tanimë kthehet në lajm. Së fundmi ajo është zhvendosur për pak ditë në Los Angeles dhe personi i parë që ka takuar është Dua Lipa me të cilën ka kaluar një mbrëmje shumë të këndshme ku ishin të shoqëruar dhe nga familjarët e këngëtares shqiptare.

Dua ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet krah Chiarës dhe kjo e fundit i thotë “Të dua shumë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat