Ermal Mamaqi publikon foton e ëmbël të Sia-s

Mediale Vip

Ermal Mamaqi publikon foton e ëmbël të Sia-s

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:55
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska me fëmijët

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë vendosur që të ruajnë në maksimum privatësinë e vajzës së tyre Sia. Edhe pse ata të dy publikojnë foto me vogëlushen, mundohen që t’i fshehin portretin.

Moderatori ka treguar së fundmi një detaj mjaft të ëmbël të Sia-s, që duket sa qenka rritur. Vogëlushja tani i kap flokët bishtalec dhe kjo nuk ka mundur që t’i shpëtojë Ermalit.

Ky i fundit ka vendosur që këtë detaj ta ndajë me ndjekësit e tij të shumtë në profilin e tij në “Instagram”. “Sia me bishtalec”, shkruan Ermali krahas fotos që ka publikuar në “Instastory”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat