Mbylli dollapin me këmbën e ngritur, ndjekësit e kritikojnë për këtë detaj

Mediale Vip

Mbylli dollapin me këmbën e ngritur, ndjekësit e kritikojnë për këtë detaj

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:59
Alba Hoxha

Prej disa kohësh balerina Alba Hoxha është kthyer në një prej personazheve më të komentuar të showbiz-it. Ajo gjithashtu ka edhe shumë ndjekës në profilin e “Instagram”-it, ku postimet e saj tërheqin shpeshherë vëmendjen.

Së fundmi balerina ka nisur duke publikuar disa video ndryshe nga herët e tjera, ku jemi mësuar ta shohim duke kërcyer. Alba ka video të ndryshme ku shfaqet duke dhënë motin në mënyrë të çudtishme, apo duke mbyllur bagazhin e makinës me këmbët lart, veprime për të cilat e ka ndihmuar elasticiteti si balerinë.

Ndërsa sot ajo ka publikuar në “Instagram” një video ku tregon se është në shtëpi. Ajo shfaqet në kuzhinë teksa nxjerr një ëmbëlsirë nga dollapi dhe për ta mbyllur më pas, ngre njërën këmbë.

 

A Dancer's life is sweet ????

A post shared by Alba Hoxha (@albahoxha1) on

Përveç komenteve ku fansat e kanë komplimentuar, ka nga ata ndjekës që janë më të kujdesshëm për të kapur ndonjë detaj tjetër. Disa kanë vënë re në video detajin që me siguri shumicës prej jush i ka shpëtuar.

Ata e kanë kritikuar balerinën për çorapet e bardha që ka veshur dhe në disa prej komenteve i thonë: “Laj shtëpinë se të janë bërë çorapet pis.”, “Laji çorapet se i ke zhul, ose laj parketin.”, “Sa pis i paske çorapet.” etj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat