Gazetarja: Ja ku ishte nisur Elvana Gjata kur ndodhi vrasja në Bllok

Mediale Vip

Gazetarja: Ja ku ishte nisur Elvana Gjata kur ndodhi vrasja në Bllok

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 06:38
Elvana Gjata

Në emisionin ‘Opinion’ mbrëmjen e kësaj të hëne, me një panel më gazetarë të kronikës së zezë dhe analistë po flitet për vrasjen e pak ditëve më parë në Bllok.

Si fillim u raportua nga media se ‘mollë sherri’ për këtë ngjarje të rëndë është bërë këngëtarja shqiptare Elvana Gjata.

Por sonte në studion e ‘Opinion’, gazetarja Dorjana Bezat, është shprehur se Elvana Gjata me të dashurin e saj Ervina Mata kanë qenë në lokal rreth orës 18:00. Sipas saj kur ngjarja ka ndodhur këngëtarja ishte larguar për në koncert.

“Ka shkuar fillimisht në orën 18:00 në këtë lokal, nën shoqërinë e të dashurës së tij këngëtares Elvana Gjata. Ajo ka qëndruar vetëm disa minuta në lokal dhe është larguar.

Ngjarja ka qenë pas orës 21:30 ndërsa Elvana ka qenë në këto zonë rreth orës 18:00”, u shpreh Bezat.

Më tej drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu e ka konfirmuar diçka të tillë. Ai tha se sipas informacioneve të tij këngëtarja është larguar për një koncert drejt Gjermanisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat