Butrinti tregon emrin e vajzës së parë që ka puthur, por nuk komenton rreth deklaratës se ka fjetur me gjashtë femra të estradës

Mediale Vip

Butrinti tregon emrin e vajzës së parë që ka puthur, por nuk komenton rreth deklaratës se ka fjetur me gjashtë femra të estradës

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 07:00
Butrint Imeri

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri, ka qenë këtë javë i ftuar në emisionin “NIN”.

Ai ka rrëfyer shumëçka rreth më të rejave të tij, ndërsa në fund është detyruar të bëjë një lojë mjaft të vështirë me prezantuesin, Alaudin Hamiti.

Në rubrikën “Thuaje ose haje”, Butrinti është detyruar t’i përgjigjet tri pyetjeve, ose të hajë një kombinim aspak të këndshëm.

Këngëtari i hitit “Alea”, i befasoi të gjithë ndërsa vendoi të përgjigjet në një prej pyetjeve më personale.

Butrinti u pyet nga moderatori se si e kishte emrin vajza e parë të cilin ai e ka puthur, ndërsa ky i fundit tregoi se ka qenë gjermane, dhe emri i saj ishte Zara.

Ai thotë se nuk e mban mend aq mirë, kjo ngase puthja e tij e parë ka ndodhur kur ka qenë shumë i vogël, shtatë ose tetë vjeç.

Ndërsa i pyetur lidhur me një deklaratë të tijën të bërë vite më parë, ku kishte thënë se ka pasur të dashura gjashtë femra të estradës, Butrinti vendosi që të mos përgjigjej, duke pranuar sfidën.

Këngëtari ishte shumë aktiv gjatë verës me projekte të reja muzikore, ndërsa pritet që së shpejti të prezantojë për fansat një tjetër këngë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat