‘American Music Awards’ bën bashkë në një vend, Rita Orën, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën

Mediale Vip

‘American Music Awards’ bën bashkë në një vend, Rita Orën, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 08:53
Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa

American Music Awards' do t'i bëjë bashkë në një vend tri këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Ky event do të mbahet nesër ( e martë ) në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles, të Kalifornisë, ShBA.

Në mesin e shumë artistëve, pjesëmarrëse do të jenë edhe Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Këngëtarja Dua Lipa do të jetë e nominuar në një kategori, atë për çmimin si ”Artistja e re më e mirë e vitit”. Ajo do ta performojë këngën e re ‘Electricity’.

Bebe Rexha në dy kategori: “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line, gjersa Rita Ora këtë vit mbetet e pa nominuar në asnjë kategori mirëpo nuk do të mungojë pasi është përzgjedhur  të prezantojë një nga çmimet e mbrëmjes.

Të tri këngëtaret shqiptare janë duke e pritur me padurim këtë ngjarje dhe këtë e kanë lënë të kuptohet nëpërmjet publikimit të disa postimeve në rrjete sociale.

”Dita e fundit e provave para mbrëmjes së AMAs, mos e humbisni performancën time! Ka ende kohë për të votuar për mua për çmimin ‘Artistja e re më e mirë e vitit” ishin fjalët e Duas pranë postimit në Instagram.

Rita Ora poashtu e ka konfirmuar në njëfarë mënyre pjesëmarrjen në AMA dhe këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory. Atë fansat do të kenë mundësi ta shohin si prezantuese, njësoj si edhe Bebe Rexhën dhe e vetjma që do të performojë është Dua Lipa.

Duke qenë se është disktutuar shpesh raporti i tyre, mbetet ta shohim nëse Rita Ora dhe Dua Lipa do të përshëndeten me njëra tjetrën nesës ( e martë ).

Duhet kujtuar se Bebe ka raporte të mira me të dya.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat