Një duet plot ritëm nga Lumi dhe Mirjeta

Mediale Vip

Një duet plot ritëm nga Lumi dhe Mirjeta

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 9 tetor 2018 Në ora: 13:42
Lumi dhe Mirjeta Tërshana

Kanë karrierë të gjatë, janë dëshmuar në festivale, ku kanë fituar çmime e trofe, kanë kënduar në shumë koncerte dhe janë mjaftë prezentë edhe në dasma e ahengje. Lumi dhe Mirjeta Tërshana janë vëlla e motër, por janë edhe kolegë, janë zëra të mrekullueshëm që prej vitesh e kanë dëshmuar talentin e tyre në muzikë, e që kanë shkëlqyer duke sjellë projekte të bukura e të dëgjuara nga audienca.
Kënga e sapo lansuar e tyre mbanë titullin "Merre" dhe fabula e këngës është tejet popullore.

Një vëlla që e pyet motren a ta marrë a jo dhe anasjelltas. Sigurisht, shumë kush do ta gjejë vetën mes rreshtash në këtë krijim muzikor. Projekti i ri i Lumi dhe Mirjeta Tërshana është goditja e radhes, e që duket se ka të gjitha premisat për tu bërë hit.
Teksti dhe muzika mbajnë vulën e të mirënjohurit Ilir Berani, orkestrimi është realizuar nga Miti Geci, ndërkaq videoklipi nga MProduction. Ju ftojmë të dëgjoni "Merre" nga Lumi dhe Mirjeta.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat