Kanye West do të takohet me Donald Trump

Mediale Vip

Kanye West do të takohet me Donald Trump

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:11
Kanye West

Kanye West do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Të lartpërmendurit do të diskutojnë për reformën në burgje, dhunën ndërmjet grupeve të ndryshme si dhe ringjalljen e prodhimit në SHBA.

Takimi do të realizohet pothuajse katër javë para zgjedhjeve afatmesme që do të mbahen në nëntor.

Këngëtari, i cili ishte i zëshëm në mbrojtjen për Trump, gjithashtu do të takohet me këshilltarin e lartë në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat