Dyshohet se gjuajtën me armë në koncertin e Lil Wayne, lëndohen 12 persona

Mediale Vip

Dyshohet se gjuajtën me armë në koncertin e Lil Wayne, lëndohen 12 persona

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 06:47
Lil Wayne

Performanca e Lil Wayne në Festivalin A3C në Atlanta është ndërprerë, pasi që dikush nga publiku ka thënë se ka dëgjuar gjuajtje me armë.

Kjo gjë ka nxitur panik te të pranishmit, të cilët janë përpjekur që të largohen nga hapësira ku është mbajtur koncerti, me ç’rast kanë mbetur 12 persona të lënduar, shkruan The Guardian.

Në njoftimin e policisë së Atlantas thuhet se nuk është gjetur asnjë armë në vendin e ngjarjes.

Lil Wayne, koncerti i të cilit u ndërpre kah fundi, ka thënë se shpreson që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat