Super gëzim në familjen e artistit Lindon Camaj, ja arsyeja!

Mediale Vip

Super gëzim në familjen e artistit Lindon Camaj, ja arsyeja!

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 10 tetor 2018 Në ora: 15:18
Lindon Camaj

Ai është një artist mjaft i njohur e i shumë hiteve shqiptare e kudo i kërkuar, por edhe një familjar i mrekullueshëm. Po flasim për këngëtarin Lindon Camaj ku në familjen e tij gjatë ditës së hënë (8 Tetor 2018) kishte super festë pasi i kanë ardhur në jetë binjakët një djalë dhe një vajzë duke e shtuar familjen e tij me dy ëngjëj të tjerë pas vajzës së parë Liridonën dhe djalit Liridonin. Këtë lajm të bukur ne e mësojmë nga faqja e facebookut të vëllaut të këngëtarit, Peti Camaj, organizator i artistëve në Diasporë-USA dhe sponsor gjeneral i tij. Binjakët artisti i ka pagëzuar me emrat Artani dhe Arta duke qëndruar gjithmonë në emra të bukur shqiptarë. Jetë të lumtur dhe ti kenë me jetë, ky është dhe urimi ynë!.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat