Këngëtarja e njohur Era Rusi ishte e ftuar sot në emisionin “Trokit” ku tregoi detaje nga jeta e saj profesionale, si dhe luajti si asnjëherë më parë në sfidat e programit.
Era dhe moderatori luajtën duelin e 4 gjërave që duhet t'i zbulonin njëri-tjetrit në 6 sekonda. Në këtë moment, këngëtarja u pyet se cilat janë katër këngëtaret që nuk krahasohen me të?
Era nuk ngurroi të kthente përgjigje dhe tha menjëherë katër emrat që ajo mendonte. “Anastacia, Celine Dione, Beyonce dhe Aurela Gaçe”, ishin këngëtaret që përmendi Rusi.