Pas fejesës së Justin, Selena Gomez shtrohet në spital psikiatrik

Mediale Vip

Pas fejesës së Justin, Selena Gomez shtrohet në spital psikiatrik

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 09:43
Selena Gomez

Selena Gomez po merr trajtim të shëndetit mendor për shkak se nuk është mirë nga gjendja emocionale.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme është shtruar në spital dy herë gjatë dy javëve të fundit, raporton  TMZ.

Incidenti i parë ndodhi në shtëpinë e saj Studio City në javën e fundit të shtatorit.

Ajo u dërgua në Cedars-Sinai ku qëndroi për disa ditë, para se të shkonte në shtëpi.

Megjithatë në fund të javës së kaluar Selena u shtrua në spital për të njëjtin problem, por këtë herë reagoi shumë më keq.

Sipas TMZ Gomez u përpoq të largohej nga spitali por mjekët këmbëngulën se ajo nuk mund ta bënte për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.

Këngëtarja më pas u dërgua në një spital psikiatrik në Bregun Lindor, ku aktualisht po merr trajtim mjeksor.

Më 24 shtator, Selena njoftoi se po bënte pak pushim nga mediat sociale.

Në shtator, u raportua se ish i dashuri i saj Justin Bieber u martua me modelen Hailey Baldëin.

Kjo mendohet se është edhe një nga arsyet se pse Selena ka shfaqur probeme emocionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat