Është thënë me kohë se Meghan Markle ka pasur vështirësi me përshtatjen ndaj disa rregullave të ngurta që duhen respektuar nga pjesëtarët e familjes mbretërore. Disa madje, edhe i ka shkelur! Por në pjesën më të madhe të rasteve, 37 vjecarja I është bindur etiketës mbretërore duke I fituar me shumë shpejtësi aftësitë dhe normat e një dukeshe. Statusi i i ri saj nënkupton ndër të tjera se duhet të ecë prapa anetërave të familjes së vet të re.
Sigurisht, askush nuk ecën përpara mbretëreshës, por Meghanit i duhet gjithashtu të ecë edhe prapa kunatës së saj, Kate Middleton. Sado mirë që të shkojnë të dyja, protokolli mbretëror e dikton që Meghani të qëndrojë pas Kate-t, e cila në renditjen e fronit llogaritet si mbretëresha e ardhshme, ndaj në ceremonitë zyrtare, nuk mundet kurrsesi te dalë përpara saj.