Tayna festoi dy suksese për një ditë

Mediale Vip

Tayna festoi dy suksese për një ditë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:56
Tayna

Tayna është emër i ri në estradë, që me një numër të vogël projektesh ka arritur shumë suksese.

Së fundi, ajo ka publikuar këngën “Doruntina”, e cila po ecën suksesshëm në treg.

Përmes rrjeteve sociale, rep-artistja e re ka treguar se dje shënoi dy suksese të njëpasnjëshme.

Së pari, ajo njoftoi se kënga “Doruntina” ka marrë 6 milionë klikime në kanalin YouTube si dhe bëri të ditur që tashmë ka arritur shifrën prej gjysmë milioni ndjekësish në Instagram.

Kujtojmë që Tayna po punon rreth përgatitjes së projektit të ri, të cilin nuk ka zbuluar se kur do ta publikojë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat