Konflikt me Fifin? Luana Vjollca u jep fund njëherë e mirë thashethemeve

Mediale Vip

Konflikt me Fifin? Luana Vjollca u jep fund njëherë e mirë thashethemeve

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 06:56
Fifi dhe Luana

Moderatorja e njohur Luana Vjollca u dha fund lajmeve rreth konfliktit të saj me këngëtaren Fifi.

Pas largimit të Fifit nga emisioni “Shiko kush luan”, mediat rozë nisën të shkruanin për një mosmarrëveshje mes dy vajzave.

E para që reagoi rreth këtyre thashethemeve ishte këngëtarja Fifi, e cila nëpërmjet një postimi në “Instastory” zbuloi se arsyeja e vërtetë e largimit të saj nga “Top Channel” ishte mbarimi i kontratës.

Më pas ishte Luana ajo që u dha fund këtyre fjalëve, duke e ftuar Fifin në pjesën e radhës së emisionit të saj, “Shiko kush luan”.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” promon e emisionit, ku Fifi shfaqet në skenë duke kënduar. Ende nuk dihet nëse është thjesht e ftuar për të marrë pjesë në lojë, apo është rikthyer në vendin ku ishte sezonin e kaluar, për të kënduar.

Dy mbrëmjet e të shtunave që është transmetuar “Shiko kush luan”, moderatoten Luana Vjollca e ka shoqëruar këngëtarja Marsela Çibukaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat