West rrezikon martesën me Kardashianin shkaku i takimit me Trumpin

Mediale Vip

West rrezikon martesën me Kardashianin shkaku i takimit me Trumpin

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 13:17
Trump, West dhe Kardashian

Kim Kardashian e ka mbrojtur bashkëshortin e saj Kanye West në disa raste duke thënë se nuk është i “sëmurë mendor”, por thjesht shprehet publikisht.

Ylli televiziv thuhet se është tmerruar nga paraqitja e Kanye Westit përkrah presidentit Donald Trump të enjten, pasi ka marrë kërcënime të shumta, duke rrezikuar edhe sigurinë e familjes së saj.

Për këtë shkak Kardashian, siç raporton Radar Online, konsideron se martesa është rrezikuar.

“Ka ardhur në një pikë që po konsideron se nuk është e sigurt dhe frikësohet për sigurinë e saj dhe të fëmijëve”, ka thënë një burim për RadarOnline.

Kanye ishte ftuar në zyrë nga Trumpi, të cilit i ofroi përkrahje, por shkaktoi pakënaqësi te njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat