Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor, por ajo ende është një nga më të pëlqyerat e publikut.
Herë pas here, bukuroshja nga Skenderaj publikon fotografi nga aktivitetet e saj të përditshme, ndërsa ajo që mund të bie lehtë në sy është bukuria e saj e padiskutueshme.
Së fundmi, Leonora ka freskuar profilin e saj në Instagram me një fotografi nga Turqi, teksa shfaqet e ulur shkallëve të Stanbollit.
Ajo duket elegante dhe atraktive, kurse në bazë të imazhit vërehet se fotografia është realizuar në mbrëmje.
Nuk dihet se me kë ka udhëtuar në Turqi e as kush e ka realizuar fotografinë, por nata di të jetë e frikshme nganjëherë, sidomos për ata që dalin ‘vetëm’.