Enca me vetëbesim të tepruar: Më thuaj një person që nuk pëlqen dy-tre këngë të mia

Mediale Vip

Enca me vetëbesim të tepruar: Më thuaj një person që nuk pëlqen dy-tre këngë të mia

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 15:03
Enca Haxhia

Enca Haxhia këto ditë lansoi projektin më të ri me titull "Kujt po i han".

Këngëtarja erdhi në duet me reperin Don Phenom dhe si çdo herë u shfaq atraktive në klip.

Por, më pastaj është komentuar shumë në mediet rozë për ‘dissat’ që i ka shkëmbyer me reperin Noizy.

“Me thuaj nje person qe nuk pelqen (shume) te pakten 2-3 kenge te miat ”, ka shkruar këngëtarja mbi video të cilën e ndau me ndjekësit në Instagram, shkëputur nga një pjesë e këngës së fundit.

Image

Kujtojmë që projekti i publikuar dy ditë më parë tashmë ka marrë afro 1 milion klikime në YouTube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat