Vajzat shqiptare që bëjnë karrierë në botë, çdo ditë vazhdojnë ta bëjnë krenar vendin.
Së fundi, ishte Rita ajo e cila ka bërë historinë në Britani, duke renditur dhjetë hitet e saj në tabelat e këtij vendi.
Për këtë arritje të saj ka shkruar edhe prestigjiozja “Forbes”, e cila e vlerëson lartë suksesin e artistes shqiptare.
Padyshim që me arritjet e saj më së shumti krenohen prindërit e saj, nëna e Ritës, Vera kishte disa fjalë për suksesin e së bijës.
“Shumë mirë vajzë, të kam treguar që puna e madhe gjithmonë shpërblehet. Kjo ishte mëse e nevojshme”, shkruan ndër të tjera Vera.