Humbi njeriun më të shtrenjtë në jetë, Kida përlotet në emision

Mediale Vip

Humbi njeriun më të shtrenjtë në jetë, Kida përlotet në emision

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 09:40
Kida

Muajin e kaluar këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, këngët e të cilës kthehen menjëherë në hite, Kida humbi njeriun më të shtrenjtë gjyshjen e saj.

Këngëtarja ishte e ftuar në "NIN" ku gjatë emisionit u përlot sapo u përmend gjyshja e saj.

"Gjyshen e kam thirrur nënë. Ajo më ka rritur. Kam pasur një përkrahje shumë të madhe nga ajo që prej fillimit", u shpreh Kida dhe iu mbushën sytë me lot. 

"Ka qenë një person që më ka suportuar shumë. Ka qenë një nga njerëzit që më ka mësuar shumë gjatë jetës dhe më ka bërë të ndihem mirë, si të gjithë gjyshet", tha Kida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat