Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana kanë festuar 10-vjetorin e martesës.
Mbrëmë Ermali e ka surprizuar gruan e tij me një darkë romantike, në një ambient të bukur në Frankfurt, ku nuk mungonte as pishina.
Këngëtari ka publikuar në “Instastory” disa video ku tregon tortën që ka porositur për të festuar. “Gëzuar përvjetorin dashuria ime”, shkruan këngëtari.
Ermali zakonisht njihet si një bashkëshort romantik që i blen dhurata luksoze partneres së tij. Fejzullahu dhe Ariana kanë tre fëmijë.