Këngëtarja shqiptare, Rita Ora nuk është aspak e kursyer kur bie fjala te fotografitë seksi.
Së fundmi ajo ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e zhveshura që bëri për revista të ndryshme.
Dhe artistja shqiptare nuk ndalet me kaq! Ajo sërish në llogarinë personale, Instagram solli disa imazhe në të cilat shfaqet gjysmë e zhveshur teksa mban gjoksin me duar.
Rita shquhet për fizikun e mrekullueshëm të cilin pothuajse shumë shpesh e vë në pah për fansat e shumtë të saj.
Bukuroshja shqiptare është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Let u love me” e padyshim se edhe të albumit “Phoenix”, i cili pritet të lansohet më 23 nëntor.
Ndërkaq, sa i përket jetës private thuhet se është ndarë nga i dashuri Andrew Watt, pas disa vitesh lidhje.