Arrestimi i ‘Stresit’, flet mamaja: Hakmarrje 24 orëshe, ja arsyeja

Mediale Vip

Arrestimi i ‘Stresit’, flet mamaja: Hakmarrje 24 orëshe, ja arsyeja

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:37
Stresi

Mamaja e ‘Stresit’, këngëtarit të njohur Arkimed Lushaj, thotë se arrestimi i djalit të saj është një ‘hakmarrje 24 orëshe’ pasi i shoqi i saj paditi Taulant Ballën.

Padia që i bëri bashkëshortit im zotit Taulant Balla, mënjeherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe’, shprehet ajo.

Shpresa Lushaj ka thënë për gazetën ‘Panorama’ se ‘Stresi’ nuk është as bandë dhe as grup kriminal, por një artist i lirë.

‘U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë’, ka shtuar ajo.

Arkimed Lushaj u arrestua dy ditë më parë në një hotel në Tiranë. Policia tha se ai ishte pjesë e një bande kriminale që shpërndanin narkotikë në kryeqytet. ‘Stresit’ gjatë arrestimit iu gjet një armë dhe drogë. Por sipas nënës së tij arma nuk është e tij.

Sipas aj djali i saj ka qenë në një ditëlindje dhe më pas ka fjetur në hotelin ku u arrestua nga policia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat