Përse William dhe Kate nuk bëhen dot kumbarë të fëmijës së Harry-t dhe Meghanit?

Mediale Vip

Përse William dhe Kate nuk bëhen dot kumbarë të fëmijës së Harry-t dhe Meghanit?

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:43
Harry dhe Meghani

Përpara pak ditësh, Pallati Kensington dha lajmin që e prisnin të gjithë: Princi Harry dhe Dukesha e Sussex-it prisnin fëmijën e tyre të parë. Bebja do të vijë në jetë pranverën e 2019-tës, por William dhe Kate nuk bëhen dot kumbare, ashtu sic shumëkush mund të mendonte.

Pavarësisht spekulimeve,  ekspertë të protokollit mbretëror britanik shpjegojnë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pasi pjesëtarëvë të familjes mbretërore britanike nuk i lejohet t`i zgjedhin kumbarët në mesin e të afërmve, por vetëm tek miqtë e ngushtë. Fëmija gjithashtu, ashtu sic e do tradita mbretërore nuk mund të ketë më pak se 6 kumbarë.

Titulli që do të mbajë do të varet nga gjinia e tij: nëse do të jetë djalë, do të ketë titullin Duka i Dumbartonit, nëse do të jetë vajzë, do të quhet Lady Mountbatten-Windsor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat