Valdrin Sahiti feston ditëlindjen, gruaja e uron dhe i kërkon falje

Mediale Vip

Valdrin Sahiti feston ditëlindjen, gruaja e uron dhe i kërkon falje

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:28
Valdrin Sahiti me gruan e tij

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti 6 muaj më parë u bekua me një vajzë. 

Ditën e sotme, Valdrini feston ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij krahas urimit i ka kërkuar falje që nuk mund të realizojnë këtë vit udhëtimin e zakonshëm për ditëlindjen e tij.

“Edhe 100 vjet për dashurinë e jetës sime. P.s. më fal që udhëtimi i ditëlindjes kësaj radhe ishte i pamundur, pasi në jetën tonë kemi një mrekulli që do përkujdesje, por në mundësinë e parë do ta kompensoj. Të dua”, – ka shkruar Edita krahas një fotografie me Valdrinin.

Stilisti shqiptar me shaka ka thënë se nuk e di nëse do e fali dhe ka shtuar se ajo dhe Bella janë gjithçka për të. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat