Enca Haxhia dje festoi ditëlindjen.
Enca Haxhia dje mbushi plot 23 vjet jetë, ndërsa festoi deri në orët e vona.
Këngëtarja kishte udhëtuar në Paris për ta festuar ditëlindjen bashkë me personat më të dashur të saj.
Në mbrëmje, ajo ishte befasuar në dhomën e hotelit me trëndafila, buqeta në të gjitha këndet e dhomës, dhurata e shampanjë.
Pas ditëlindjes, Enca falënderon personat që ia bënë këtë ditë të paharruar.
“Kisha ditëlindjen më të mahnitshme Faleminderit të gjithëve që e bëtë kaq të veçantë Jam e bekuar ”, ka shkruar Enca.