Xhensila Myrtezaj është artiste shumë e dashur për publikun.
Xhensila Myrtezaj dje njoftoi fansat se po rikthehet me koncerte pas pauzës nga lindja e vajzës.
Këngëtarja bashkë me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun udhëtoi dje në Austri për të performuar për bashkëatdhetarët atje.
Mëngjesin e sotëm, Xhensila e nisi në një lokal ku të ftuarit i argëtonte një person që i binte violinës.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Xhensila Myrtezaj është “Çika çika” në duet me Ardian Bujupin.