Aktorja turke ju kthehet keq gazetarëve për një arsye shumë të fortë

Mediale Vip

Aktorja turke ju kthehet keq gazetarëve për një arsye shumë të fortë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:36
Tuba Unsal

Aktorja e njohur turke, Tuba Unsal, është përballur kohët e fundit me një mori lajmesh për të në media të ndryshme.

Për këtë arsye ajo deklaroi se do të merrte një pauzë nga aktrimi për t’ju përkushtuar familjes.

Gjithashtu ajo ja ndaloi gazetarëve t’i bënin pyetje në prani të djalit të saj.

Por dje, teksa ka qenë duke bërë shopping me vogëlushin, ajo nuk ju ka shpëtuar paparacëve, të cilët kanë nxituar t’i bëjnë pyetje për jetën e saj personale.

“Ju lutem largohuni që këtu, nuk është momenti i duhur. Kam një fëmijë me vete, nuk e shihni?”, iu është përgjigjur aktorja e irrituar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat