Rozana Radi ka një ëndërr të parealizuar, ja cila është ajo

Mediale Vip

Rozana Radi ka një ëndërr të parealizuar, ja cila është ajo

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:54
Rozana Radi

Këngëtare, aktore, shkrimtare dhe së fundmi moderatore Rozana Radi është një nga më të komentuarat e showbizit shqiptarë.

 Në fakt si të gjithë njerëzit edhe Rozana ka ëndrra në sirtar.

Nëpërmjet aplikacionit ‘pyetje-përgjigje’ në ‘Instagram’ dikush nga ndjekësit e ka pyetur Rozanën: “Cila ka qenë ëndrra jote e parealizuar?”.

Kjo ëndërr lidhet me një nga personat e saj më të afërt, me të atin e saj, të cilit Rozana ja ndjen mungesën prej vitesh.

“Nuk luajta kurrë në një shfaqje teatri me regji të babait tim”, – ka thënë ajo.

Kujtojmë se babai i Rozanës, Ferdinand Radi, ka qenë një figurë mjaft e njohur në teatrin dhe kinematografinë shqiptare. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat