Prezantuesja shqiptare: Më kanë bërë kërkesa të çuditshme në televizion

Mediale Vip

Prezantuesja shqiptare: Më kanë bërë kërkesa të çuditshme në televizion

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 01:36
Moderatorja Nevina Shtylla

Moderatorja Nevina Shtylla ka qenë e ftuara e sotme në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5”.

Aktualisht Nevina prezanton bashkë me Edi Manushin, “Procesin Sportiv”.

Ajo ka treguar se kalimi i saj te “Procesi Sportiv” është një sfidë që e ka marr përsipër dhe që është e sigurtë që do t’ja dalë me sukses, pavarësisht se nuk ka shumë lidhje me sportin.

Image

Nevina ka folur edhe për eksperiencën e saj në television.

Ish-Missi pranoi se i janë bërë propozime ekstravagante lidhur me veshjen apo sugjerime të çuditshme të kësaj natyre.

Moderatorja tha se nuk i ka pranuar ato që i janë dukur të ekzagjeruara apo që i nuk i përshtateshin natyrës dhe etikës së saj.

Image

“Sigurisht që ka pasur propozime të ekzagjeruara, por ato nuk kanë ndikuar në karrierën time, pasi unë kanë arritur të bëj atë që më përshtatej”, tha ajo.

Para se të kalonte tek Top Channel, Nevina ka punuar në Vizion Plus dhe TV Klan.(TemA)

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat