“Mu dha fill me të parën”, pas deklaratës së Bujar Qamilit reagon për herë të parë Bleona Qereti

Mediale Vip

“Mu dha fill me të parën”, pas deklaratës së Bujar Qamilit reagon për herë të parë Bleona Qereti

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 09:44
Bujar Qamili dhe Bleona Qereti

Këngëtarja e famshme Bleona Qereti ka publikuar pak ditë më parë projektin e saj më të ri muzikor “Monster”, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm.

Bleona është duke zhvilluar karrierën e saj në tregun ndërkombëtar.

Ndërsa nga ana tjetër, këngëtari i njohur i muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili zbuloi teksa ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” se do vijë shumë shpejt në bashkëpunim me Bleona Qeretin.

Kur u pyet si ia mbushi mendjen Bleonës për duet, Bujari iu përgjigj me humor duke thënë: “M’u dha dhe fill me të parin. E kam shumë shoqe, e dua fort”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja. Ajo ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet së bashku me Bujarin dhe në të shkruan: “O superyll ku të duash, kur të duash, çfarë të duash”.

Ndërkohë mbetet për tu parë nëse do vijë vërtetë një projekt nga dy artistët e njohur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat