Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, vazhdon të jetë një prej personazheve më të përfolur në mediet ndërkombëtare.
Së fundmi, ajo është bërë pjesë e fushatës së ‘Rimmel London’, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave individuale në internet.
Së bashku me modelen e njohur Cara Delevingne, e cila ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, ato kanë bërë thirrje që të tregohet sa më shumë kujdes në internet.
Rita dhe Cara, mbështesnin njëra-tjetrën për këtë kauzë.