Rezarta Shkurta zbulon dramën familjare gjatë festës madhështore të ditëlindjes së vajzës: Nuk na dhanë shumë shpresë…

Mediale Vip

Rezarta Shkurta zbulon dramën familjare gjatë festës madhështore të ditëlindjes së vajzës: Nuk na dhanë shumë shpresë…

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:55
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta së bashku me bashkëshortin Ermal Hoxha, mbrëmjen e djeshme mblodhën njerëzit e tyre më të dashur në një ceremoni të veçantë, për të festuar ditëlindjen e 5-të të vogëlushes Hera.

Ka qenë këngëtarja ajo që ka ndarë me fansat e saj në profilin e “Instagram”-it, foto e video nga festa e madhe e Herës.

Rezarta gjithashtu ka treguar edhe tri arsye të mëdha se pse organizoi një festë të mrekullueshme brenda familjes.

Sipas saj, familja u mblodh për festimin e 5-vjetorit të lindjes së Herës, bashkimin me bashkëshortin dhe gjithashtu zbuloi dramën familjare  pasi i ati u përball me një sëmundje të rëndë.

“Jam e bindur se nuk do gjej dot fjalët e duhura për të përshkruar mbrëmjen e djeshme! Të ftuar njerëz që mi do shpirti për të festuar 3 festa. Princesha jonë e vockël u bë 5 vjeç. 5 vjet që na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditëlindje ishte akoma dhe me e bukur duke u festuar bashkarisht ashtu si unë e kisha ëndërruar, që nga dita që ti linde… Dhe festa e tretë i dedikohet njeriut më të fortë që unë kam njohur, atij që më dhuroi përpos jetës dhe mësimet më të rëndësishme, si të luftoj dhe të dashuroj në të njëjtën kohe! Mbreti im, dashuria ime më e madhe, babai, i  cili ashtu si në profesion luftarak , luftoi dhe mundi këtë vit një sëmundje që doktorët na dhanë jo shumë shpresë! Të gjithë sëbashku, duke ndjekur me endje fjalimet sa naive dhe shumë të zgjuara të princeshës sonë shijuam gjithçka”, shkruan Rezarta në postimin e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat