Stresi postoi nga burgu? Flet menaxheri i rrjeteve sociale të reperit: I kam bërë unë, pasi…

Mediale Vip

Stresi postoi nga burgu? Flet menaxheri i rrjeteve sociale të reperit: I kam bërë unë, pasi…

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:57
Anestezion Bekteshi

Reperi Arkimet Lushaj, sot bëri konfuz fansat e tij pasi bëri një postim nga rrjetet sociale.

Të gjithë menduan se ai kishte mundur të fustë në qeli, një telefon, por e vërteta ishte krejt ndryshe pasi postimet sot nuk ishin bërë nga vet ai.

Panorama mësoi se postime janë bërë nga miku i tij, Anestezion Bekteshi, që është dhe menaxheri i rrjeteve të tij sociale.

Më pas “Panorama” ka kontaktuar me Bketeshin, dhe ai ka deklaruar se media i ka keqinterpretuar këto postime sot.

Ai sqaron se ai është autor i postimeve dhe tregon se menaxhimin e rrjeteve sociale të reperit ka vite që e bën.

“Çdo herë jam kujdesur për rrjetet sociale të Arkimedit shumë herët, unë kam qenë ai që e ka ndihmuar dhe kur i vodhën llogarinë që ja riktheva sërish. Kam shumë vite që menaxhoj rrjetet sociale të tij. Mediat sot e kanë keq interpretuar postimin e tij”. ishte ky reagimi i Anestezion Bekteshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat